U nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Gjakovës

Data e Publikimit 20.12.2017

U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit me komunën e Gjakovës përmes së cilës komuna do të ndihmojë në themelimin dhe mirëmbajtjen e Qendrës së Karrierës dhe Ndërmarrësisë brenda gjimnazit “Hajdar Dushi”, në mënyrë që të përdoret për aktivitete që kanë të bëjnë me mësimin mbi karrierën dhe ndërmarrësinë si dhe arritjen e rezultateve të të mësuarit që lidhen me fushën kurrikulare Jeta dhe Puna. Komuna do të garantojë pjesëmarrjen e mësimdhënësve në trajnime, si dhe do të sigurojë kushte të përshtatshme për pjesëmarrësit në aktivitete.